Skuadra jone
-
Klaidi - Dizajn & Zhvillim
-
Lauren - Web Dizajn
-
Rigers - Dizenjues Grafik
-
Dorian - Dizenjues Grafik
Rreth nesh
Kur [ik-streem] u themelua ne vitin 2007 ne Tirane, ne e dinim se nuk ishte paracaktuar kurre te ishte pikerisht nje agjenci tipike dizajni. Ne nuk donim burokracine, deren rrotulluese te dizenjuesve, dhe egot e zemeruara qe sic e dinim, drejtonin shume studio dizajni. Per me teper, prioritetet tona ishin fiksuar qe nga fillimi ne tre pika - duke bere nje pune te shkelqyer, duke trajtuar punonjesit tane vertet mire, dhe duke tejkaluar pritshmërite e klienteve tane.
Ne nuk jemi percaktuar ndonjehere si me te medhenjte, me bashkekohoret, apo si fima me e mire qe ekziston, sepse nje biznes i mire nuk ka te beje me keto gjera – ka te beje me dhenien e zgjidhjeve te shkelqyera, te cilat jane te arsyeshme dhe te cojne drejt perfitimit.
Teknologjia eshte gjithmone ne ndryshim, dhe eshte detyra jone per te qendruar te informuar per ate qe eshte aktuale, dhe per ate qe do te vije, si dhe dhe per t’i mbajtur klientet tane ne te njejtin hap me kohen. Ne programojme kryesisht ne PHP, ne dashurojme Wordpress, dhe besojme se produktet open source mund te jene gjithashtu alternativa te mira. Perveç stafit tone ne bashkepunojmeë me individe te ndryshem, kur projektet kane perfitime nga aftesite dhe teknologjite te cilat nuk i disponojme ne kompani.
Cila eshte domethenia e filozofise sone per ju? Do te thote qe ju do te keni maksimumin tone, pavaresisht buxhetit tuaj financiar. Do te thote se gjithmone do te jeni në gjendje te lidheni me nje person, i cili eshtë duke punuar per projektin tuaj, ne momentin qe do te ngrini telefonin. Do te thote qe asnjehere nuk do t’ju shesim nje teknologji per te cilen nuk keni nevoje. Dhe që do te thotë se ne i mbajme premtimet tona.
Art i mirë interpretohet. Dizajni i mire kuptohet.
i panjohur